Besa Ismaili komenton rezultatin e LV-së pas zgjedhjeve: Besim për vazhdim apo për ndryshim?
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka komentuar rezultatin pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të LV-së.
Ajo ka parashtruar një pikëpytje: Besim për vazhdim apo për ndryshim?
“Me 51% të votave, a do të vazhdojë LVV të përdorë këtë shumicë si dritë të gjelbër për arrogancë politike, heshtje të kritikës dhe shmangie të llogaridhënies? A do të vazhdojë LVV të gëlltitet nga sistemi që dikur e quante të kalbur apo do ta ndryshojë atë? A do të vazhdojë LVV ta përdorë sovranitetin si alibi politike për kokëfortësi, izolim diplomatik dhe prishje të aleancave strategjike? A do të vazhdojë antikorrupsioni të përdoret si armë selektive politike, e drejtuar vetëm kundër kundërshtarëve? A do të vazhdojnë qytetarët ende të shpresojnë në LVV apo t’i dorëzohen kolektivisht përballë nëpërkëmbjes së shtetit? Përgjigjet e reja në pyetjet e vjetra nuk vonojnë dhe vijnë, me pranverën”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.



