Besa Ismaili: Kosova në Bordin e Paqes është lajm i mirë!
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, e ka quajtur lajm të mirë përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ajo ka thënë se përfshirja në iniciativa globale për paqe forcon zërin e Republikës së Kosovës dhe pozitën e saj ndërkombëtare.
“Kosova në Bordin e Paqes është lajm i mirë! Kosova, e lindur nga lufta, sot qëndron fuqishëm në anën e paqes dhe aleatëve të saj strategjikë. ![]()
![]()
Përfshirja në iniciativa globale për paqe forcon zërin e Republikës së Kosovës dhe pozitën e saj ndërkombëtare. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore e shtetësisë dhe sigurisë së Kosovës.”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trumpi për Bordin e Paqes



