Besa Ismaili kritikon ashpër Albin Kurtin dhe Përparim Ramën: “Një çeli burgu për dy dështakët!”

30 qershor 2025 | 19:54

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka komentuar sot aktivitetin e përbashkët në përurimin e një qerdhe në Bardhosh, të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ajo ka shkruar në platformën “X” se njëri dështoi në Prishtinë e tjetri me Kosovën.

Sipas Ismailit, të dy janë të paaftë për detyrat që iu besuan.

Ismaili ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili gjatë kësaj ngjarje i tha Ramës që pas zgjedhjeve lokale të gjejë një punë tjetër.

“Une ju them: një punë të re jo, por një çeli burgu për dy dështakë, njëri e dështoi Prishtinën, tjetei e dështoi Kosovën!”, ka shkruar ish deputetja Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka…