Besa Ismaili: LDK-ja sot nuk ofron as rezistencë, as alternativë
11 janar 2026
| 11:30
Ish-deputetja Besa Ismaili ka thënë se në një momentum politik të rënduar, kur vendi kërkon vendime të qarta, guxim dhe përgjegjësi, LDK-ja zgjedh të llomotisë.
“Fjalë boshe dhe fraza të ricikluara që nuk prodhojnë asnjë veprim real politik të nevojshëm për situatën në të cilën ndodhet vendi. LDK-ja sot nuk ofron as rezistencë, as alternativë”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.
Sipas saj, LDK-ja vazhdon të krihet, të merret me veten dhe të justifikohet, dhe atë jo vetëm për humbjet e vjetra, por edhe për humbjet e reja që po i trokasin në derë.
“LDK-ja e Lumirit do të mbahet mend si parti që i jep gjithçka pushtetit të Albinit, pa rezistencë, pa luftë politike, shpesh edhe pa ia kërkuar fare, siç po bën këto ditë”, ka shkruar Ismaili.



