Besa Ismaili në Istog: Bashkë përpara

24 dhjetor 2025 | 19:36

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numër 60, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Istog, duke vlerësuar bukuritë natyrore të këtij qyteti dhe çiltërsinë e njerëzve të tij.

Ismaili ka theksuar rëndësinë e bashkëbisedimit me qytetarët dhe ka vlerësuar profesorin Skender Aliaj, të cilin e ka cilësuar si shembull të urtësisë, përvojës dhe përkushtimit intelektual.
“Bashkë përpara”, ka qenë mesazhi i përcjellë nga Ismaili, duke nënvizuar angazhimin e saj dhe të PDK-së për zhvillim, unitet dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka ritheksuar mbështetjen për programin e PDK-së dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër, duke u shprehur e bindur se vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me…