Besa Ismaili: Pushteti i Kurtit fuqizoi të fuqishmit si asnjë pushtet tjetër më parë
Ish-deputetja Besa Ismaili ka theksuar se pushteti i Kurtit si asnjë pushtet tjetër më parë, ka favorizuar individë dhe grupe që tashmë kanë më shumë pasuri, ndikim ose qasje.
“Shpërndarjen e mundësive z. Kurti për këto grupe karshi grupeve të margjinalizuara siç janë gratë dhe të varfërit e ka asimetrike”.
“Përfitimet multimilionëshe vetëm të një apo disa nga këto faktorë, veshja e tyre me pushtet përmes vendimeve politike ditore, lë në terr total jo vetëm nën hije, gjithë përfituesit e asistencave sociale prej 100 eurove, në total”, ka shkruar në ‘Facebook’ Ismaili.
Ajo ka thënë se me këta të fundit Kurti blen qetësinë sociale, ndërsa përmes grupeve dhe individëve të fuqishëm ai blen ndikimin e tyre dhe konsolidon pushtetin e tij politik.
“Pushtet politik për eksploatim. Edhe më brutal. Kaq pra për drejtësinë sociale të z.Kurti dhe LVV-së”, ka shkruar ish deputetja Ismaili.



