Besa, kampione te fatoset

22 qershor 2025 | 17:18

Të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj është zhvilluar gara në Ligën e Fatoseve.

Të drejtë loje kanë pasur vajzat e lindur në vitin 2011 dhe më të reja.

Pas një gare të bukur, ku qëllimi kryesor ishte mishërimi i vajzave me hendbollin, kampione u shpall Besa e Pejës.

Besa në finale fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 21:4.

Në ndeshjen për vend të tretë, Tereza e mposhti Prishtinën me rezultat 7:6.

Kupën e kampionit për kapitenen e skuadrës së Besës e ndau nënkryetari i FHK-së, Xhavit Morina. Medalje janë ndarë për lojtaret e skuadrave të renditura në tri pozitat e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Iranit të…