‘Besa për Kosovën’ dërgon në Gjakovë 200 pako me ndihma

27 prill 2020 | 13:16

Fondacioni “Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata “Germin” sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në komunën e Gjakovës.

Kjo është komuna e katërt që ndihmohet nga kjo fushatë, dhe gjatë këtij aksioni janë shpërndarë 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, ku që të gjitha pakot janë me produkte “Made in Kosova”.

“Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, është fushatë humanitare e cila do t’ju vijë në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte “Made in Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat…