Besa përforcohet me 6 futbollistë

31 janar 2020 | 16:50

Besa ka konfirmuar përforcimet e janarit, bën të ditur faqja zyrtare e klubit pejan.

Besa e Pejës e ka seriozisht garën për rikthim në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra pejane ka zyrtarizuar gjatë transferet e bëra në ketë afat kalimtar. Bëhet fjalë për Alemdin Muratin, Qëndrim Dautajn, Agon Xhakën, Bazo Rajoviqin, Endrit Binakajn dhe Florent Molliqajn.

“Besa arriti marrëveshje me këta super-futbollistë, me çka e vulosi rrugën drejt inkuadrimit në Superligën e Kosovës në futboll”, thuhet në njoftimin e Besës.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka thënë se kishte…