
Besa pësoi humbje edhe nga Feronikeli
09 dhjetor 2020
| 14:52
Skuadra e Besës së Pejës assesi nuk po mund të këndellët, pasi pësoi humbje sot nga Feronikeli (3-0).
Në minutën e 9-të, Maliqi e shënoi golin e parë për vendasit, derisa në fund të pjesës së parë Malaj realizoi për 2-0. Në pjesën e dytë, vendasit e drejtuar nga Klodian Duro shënuan edhe golin e tretë nëpërmjet Simonovskit. Duhet cekur se skuadra pejane nga minuta e 27-të luajti pa një futbollistë, pasi Rahoviq u ndëshkua me karton të kuq.
Feronikeli ngritët në pozitën e katërt me 23 pikë, Besa vazhdon të jetë e fundit me vetëm 6 pikë.
(V.Z / Epoka e re)