Besa pësoi humbje edhe nga Feronikeli

09 dhjetor 2020 | 14:52

Skuadra e Besës së Pejës assesi nuk po mund të këndellët, pasi pësoi humbje sot  nga Feronikeli (3-0).

Në minutën e 9-të, Maliqi e shënoi golin e parë për vendasit, derisa në fund të pjesës së parë Malaj realizoi për 2-0. Në pjesën e dytë, vendasit e drejtuar nga Klodian Duro shënuan edhe golin e tretë nëpërmjet Simonovskit. Duhet cekur se skuadra pejane nga minuta e 27-të luajti pa një futbollistë, pasi Rahoviq u ndëshkua me karton të kuq.

Feronikeli ngritët në pozitën e katërt me 23 pikë, Besa vazhdon të jetë e fundit me vetëm 6 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi,…