Besëlidhja e Lezhës mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare

03 mars 2026 | 11:09

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Besëlidhja e Lezhës, duke theksuar se mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Ai ka thënë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shembëlltyra e shqiptarit që e pa popullin si një të vetëm, dhe se vizioni i tij ishte i jashtëzakonshëm për kohën dhe mbetet model frymëzimi edhe sot.

“Besëlidhja e Lezhës mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Nëse ka një mesazh që na vjen nga ajo ditë e para 582 viteve, është se bashkimi dhe uniteti mes shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten e vetmja rrugë për ta çuar përpara vendin tonë dhe popullin e tij të mrekullueshëm. Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shembëlltyra e shqiptarit që e pa popullin si një të vetëm, vizioni i tij ishte i jashtëzakonshëm për kohën dhe mbetet model frymëzimi edhe sot. Rrofshin shqiptarët kudo që janë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Vokshi - Nallbani është riemëruar drejtoreshë e Urbanizmit e…