
Besfort Kasumi gjykon ndeshjen e U21, Irlandë – Luksemburg
07 tetor 2021
| 19:45
Ndeshja kualifikuese për Evropianin 2023 në grupmoshën 21-vjeç, ndërmjet Irlandës dhe Luksemburgut do të drejtohet nga gjyqtarët kosovarë.
UEFA ia ka besuar drejtimin e kësaj ndeshje Besfort Kasumit, derisa asistentë të tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Lumturije Muhadri. Ndërkaq, në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Visar Kastrati.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 8 tetor (nesër) në orën 18:15 sipas kohës sonë në Dublin.