Beshiktashi interesohet për Dele Allin
                17 gusht 2022
                |  11:17
            
        Skuadra e Beshiktashi është e interesuar për mesfushorin ofansiv të Evertonit, Dele Alli.
Siç raporton Fabrizio Romano, skuadra turke është duke i shqyrtuar të dyja opsionet; edhe blerjen, edhe huazimin.
Prioritet për anglezin është që të ketë më shumë minuta sa ka aktualisht te skuadra nga Liverpooli.
Ndërkohë, Evertoni nuk e ka ndërmend të rrijë duarkryq, pasi po e monitoron nga afër situatën e Idriza Gueyes së Paris Saint Germain.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        