Beshiktashi merr vendim për Rashicën
Klubi turk Beshiktashi ka vendosur ta mbajë Milot Rashicën, i cili ditëve të fundit u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Stambolli.
Sipas medieve turke, Rashica e ka shfrytëzuar në mënyrë të shkëlqyer mundësinë që i është dhënë pas dëmtimit të gjatë të futbollistit Cengiz Ünder.
Sulmuesi i krahut të djathtë nga Kosova ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime.
Edhe pse largimi i tij u konsiderua gjatë afatit kalimtar të janarit, paraqitjet e suksesshme të Rashicës i kanë lënë mbresa të reja stafit të trajnerëve.
Është përcaktuar se Beshiktashi ka rishikuar planet e saj për Rashicën dhe ka vendosur ta mbajë lojtarin me përvojë në skuadër. Gjithashtu edhe futbollisti vushtrrias synim ka qëndrim te ekipi nga Stambolli dhe se asnjëherë nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’u larguar deri më tani.
29-vjeçari lidhej me një kalim te Trabzonspori. Në fundjavën e kaluar ai zhvilloi ndeshjen e 100-të për Beshiktashin, me të cilën skuadër ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 19 asiste.



