Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?
Një kosovar po largohet nga Beshiktashi dhe një tjetër po transferohet si zëvendësim i tij.
Kështu kanë raportuar të hënën mediumet në Turqi për situatën te skuadra e Beshiktashit, që po planifikon të bëjë një revolucion gjatë verës në krahun e djathtë të sulmit.
Milot Rashica do të largohet në fund të sezonit nga Beshiktashi, ekip që po synon ta zëvendësojë me Edon Zhegrovën.
Te skuadra nga Stambolli, emri që po merret në konsideratë pas largimit të Rashicës edhe Zhegrova, i cili këtë verë pritet të largohet nga Juventusi.
Madje, thuhet se kontaktet mes Beshiktashit dhe Zhegrovës janë intensifikuar ditët e fundit pasi është tashmë është nxjerrë në listën e shitjeve nga skuadra e Juventusit.
Zhegrova ka kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin dhe Beshiktashi mund të sigurojë shërbimet e tij për të paktën 15 milionë euro.
27-vjeçari në fillim të sezonit iu bashkua Juventusit nga Lille por nuk ka pasur minutazhë të madhe te skuadra italiane, për të cilën deri më tani ka regjistruar 21 paraqitje apo në total 447 minuta lojë në të gjitha garat.



