Besianë Musmurati pas vizitës te Kadri Veseli: “Dola nga kjo vizitë më e motivuar se kurrë”

11 gusht 2025 | 22:28

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Besianë Musmurati, ka vizituar Kadri Veselin në Hagë.

Pas takimit, Musmurati ka deklaruar se vizita e ka forcuar edhe më shumë motivimin e saj, duke theksuar rëndësinë e këshillave të marra dhe të guximit për të ecur përpara.

“Dola nga kjo vizitë më e motivuar se kurrë, me këshilla të vlefshme dhe me bindjen se rruga përpara kërkon të njëjtin guxim që na solli deri këtu,” ka shkruar ajo në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Sot vizitova Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Në këtë vend të ftohtë, larg atdheut e familjes ai ishte i njejti: i fortë, i dashur, plot energji. Dhe nuk mund të mos mendoja: çfarë jete kanë zgjedhur këta burra? Një jetë ku çdo ditë, çdo orë, çdo hap është në shërbim të vendit.

Ky nuk është vetëm patriotizëm në fjalë. Është karakter i çeliktë. Është zemër që rreh fort për Kosovën. Është guxim për t’u përballur me sfida që shumica prej nesh as nuk mund t’i imagjinojnë. Dhe ky guxim, ky përkushtim, kanë sjellë një rezultat të pamohueshëm: sot kemi shtetin tonë. Një shtet që është në duart tona. Pyetja është — a dimë ta mbajmë? A dimë ta mbrojmë?

Sepse ajo që u ndërtua me dekada, ajo që u kurorëzua me sakrificën e këtyre burrshtetasve në Hagë, nuk është e përjetshme nëse ne e lëmë pas dore. Shteti nuk mbahet me indiferencë. Ai mbahet me punë, me përkushtim, me unitet.

Unë dola prej kësaj vizite më e motivuar se kurrë. Me këshilla të vlefshme. Me bindjen se rruga përpara kërkon të njëjtin guxim që na solli deri këtu.

Deri herën tjetër, Kryetar — n’Prishtinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Avni Azizi Pas një sëmundje të rëndë sot në…