Besim Hoxha viziton biznesin “Xani Bau”: Mbështetja e bizneseve vendore, çelës i zhvillimit ekonomik
Kandidati i PDK-së për deputet, Besim Hoxha, i cili garon me numrin 77 në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ka vizituar afaristin Osman Xani dhe biznesin e tij “Xani Bau”.
Gjatë vizitës, Hoxha vlerësoi punën dhe kontributin e bizneseve vendore në zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sektorit privat.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me Osman Xani nga ‘Xani Bau’. Ishte një takim shumë i mirë ku biseduam për punën, zhvillimin dhe rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore që kontribuojnë çdo ditë për vendin tonë. Respekt për njerëzit punëtorë dhe përkushtimin që japin për suksesin dhe të ardhmen”, ka shkruar Hoxha pas takimit.
Besim Hoxha është pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet parlamentare dhe synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe të komunitetit të biznesit në Kuvendin e Kosovës.



