Besim Ilazi emëron drejtorët e drejtorive komunale (Emrat)

11 janar 2022 | 20:32

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka emëruar drejtorët e drejtorive të kësaj komune.

“Bazuar në kompetencat e mia si Kryetar Komune, sot kam kompletuar ekzekutivin e ri komunal. Një skuadër e re, që uroj të sjellin suksese të reja për komunën tonë”, ka shkruar Ilazi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Nënkryetari dhe drejtorët e emëruar nga kryetari Ilazi:

Sabedin Vishi- Nënkryetar

Dardana Tafili Dauti- Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Sali Malsiu- Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Zahir Doda-  Drejtoria e Arsimit

Bahri Selimi- Drejtoria për Buxhet dhe Financa

Qamil Stagova- Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit

Ramadush Osmani-  Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave,

Suad Dullovi – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Hafize Sallahu- Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport

Pranvera Loku Zharku- Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i…