Besim Kelmendi: Nga mediet e kuptova shkarkimin, KPK-ja nuk kishte kuorum

20 nëntor 2025 | 13:26

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është shkarkuar nga kjo pozitë në mbledhjen e së enjtes me vendim të marrë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës *KPK).

Sipas përbërjes aktuale, kuorumi për vendimmarrje në KPK është gjashtë anëtarë, ndërsa në mbledhjen e së enjtes, edhe pse ishin fillimisht dhjetë anëtarë në takim, gjatë takimit pesë prej tyre e kanë lëshuar takimin si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit, ndërsa vendimi për shkarkimin e u.d Kryeprokurorit e morën pesë anëtarët e mbetur.

Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, ka thënë se për shkak të largimit të kundërligjshëm të anëtarëve të tjerë, takimi vazhdon.

U.d Kryeprokurori Besim Kelmendi i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi” ka deklaruar  se nga mediet është informuar për vendimin për shkarkimin e tij.

“Për besë, u informova nga mediat për shkarkimin tim. Është vendim arbitrar, vendim i kundërligjshëm sepse dihet fare mirë që KPK s’ka pas kuorum. Posa ta pranoj një vendim të tillë, natyrisht se do ta atakoj në gjykatë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ambasadën e Kosovës në Berlin është mbajtur ceremonia e…