Besimtarët myslimanë në Kosovë mblodhën mbi 300 mijë euro për Shqipërinë

05 dhjetor 2019 | 11:40

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se janë mbledhur 304 302 euro për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Të hollat janë grumbulluar në aksionin e ndërmarrë, sipas deklaratës të myftiut Naim Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë të datës 29 nëntor të mblidheshin ndihmat për të prekurit nga tërmeti.

“Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore në hytbe, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami”, ka njoftuar BIK-u.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emma Stone është fejuar me të dashurin e saj, producentin…