Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

20 mars 2026 | 18:00

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit.

Janë publikuar fotografi nga ky moment në xhaminë Osmani R.A. në Prizren, ku ata shihen duke falur Bajramin me plisa në kokë, simbol ky kombëtar i shqiptarëve.

Madje, imami në plisin e tij mban simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dërguesi i fotografive e ka quajtur këtë moment si “jo vetëm falje, por një dëshmi e identitetit tonë: rrënjët, vlerat dhe uniteti që na mbajnë të fortë si shoqëri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë…