Besnik Osmani bën koalicion edhe me PDK-në për balotazh

26 tetor 2025 | 22:18

Besnik Osmani, kandidat për kryetar të LDK-së në Fushë-Kosovë, ka njoftuar për arritjen e koalicionit për balotazh me PDK-në.

“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit. Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre ditëve, dy degët partiake kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kanë nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës.

“Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar lidhur me vjedhjen e bizhuterive të…