Besnik Osmani: Çdo votë është vendim për një qeverisje të mirë

04 nëntor 2025 | 01:40

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, së bashku me Rrahim Tërnavën e PDK-së, kanë vazhduar takimet mobilizuese me banorët e lagjeve të Fushë Kosovës. Ata të hënën kanë takuar banorët e lagjes te “Kastrati”.

“Mikpritje e ngrohtë, bashkëbisedim i sinqertë dhe gatishmëri e plotë për mobilizim!”, ka shkruar Osmani në njoftimin e tij.

Ai ka shtuar më tej: “Sonte, së bashku me kryetarin Tërnava, takuam banorët e lagjes te ‘Kastrati’. Mikpritje e ngrohtë, bashkëbisedim i sinqertë dhe gatishmëri e plotë për mobilizim!

Falë përkrahjes së tyre, më 9 nëntor do të jemi të bashkuar dhe të vendosur për fitoren që i duhet komunës sonë. Çdo votë është vendim për një qeverisje të mirë, efikase dhe me vizion – ashtu siç e meriton komuna jonë në mandatin e ardhshëm.”

Kandidati Besnik Osmani garon në balotazh kundër kandidatit të LVV-së, Valon Prebreza, në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor për kryetar të Fushë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka po kalon një formë fantastike! Ylli shqiptar ka…