Besnik Osmani dhe deputeti Besian Mustafa takojnë banorët e lagjeve të Fushë Kosovës

06 tetor 2025 | 16:52

Kandidati për kryetarë të Fushë Kosovës, Besnik Osmani së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Besian Mustafa kanë takuar banorët e disa lagjeve në Fushë Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Osmani përmes llogarisë së vet në “facebook”.

“Së bashku me deputetin Besian Mustafa, vizituam banorët e një lagjeje në Fushë Kosovë për t’i dëgjuar nga afër shqetësimet, idetë dhe pritjet e tyre. U pritëm me shumë ngrohtësi dhe falënderime për bashkëbisedimin e hapur.

Takime si këto na kujtojnë se gjithçka e mirë fillon nga dëgjimi dhe bashkëpunimi. Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, duke punuar bashkë për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar ndër tjera osmani në njoftimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë, më…