
Besnik Osmani: Fitorja jonë në Fushë Kosovë më 12 tetor është e pashmangshme!
05 tetor 2025
| 16:36
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, u mirëprit sonte me shumë dashuri e respekt nga familja Sylejmani në Vragoli.
“Përkrahja e tyre e sinqertë dhe pa asnjë alternativë është dëshmi se qytetarët e dinë mirë drejtimin që duan,” tha Osmani, duke theksuar se besimi i qytetarëve po rritet çdo ditë.
Ai shtoi se me këtë përkushtim dhe me këtë mbështetje të gjerë, fitorja më 12 tetor është e pashmangshme.
“Faleminderit të gjithëve që po na besoni qeverisjen e mirë për komunën tonë, dhe shumë respekt për familjen Sylejmani,” përfundoi Osmani.
Fushë Kosova PËRTEJ! 💙