Besnik Osmani i LDK-së: Çdo vendbanim do të jetë në qendër të vëmendjes sonë

06 tetor 2025 | 22:23

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani në Bardh të Madh ka prezantuar programin qeverisës.

Ai thekson se çdo vendbanim do të jetë në qendër të vëmendjes së tyre.

“Në Bardh të Madh takuam banorët për të prezantuar programin tonë qeverisës dhe kandidatët e shkëlqyer të kësaj zone.
Na priti një mikpritje e ngrohtë dhe përkrahje e sinqertë, për të cilat shprehim mirënjohjen tonë të thellë.
Së bashku do të punojmë për projektet e ardhshme, që garantojnë mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë, pa përjashtim.
Çdo vendbanim është dhe do të mbetet në qendër të vëmendjes sonë – dhe shumë investime të rëndësishme na presin në mandatin e parë qeverisës”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, në…