
Besnik Osmani i LDK-së: “Çfarë mbrëmje fantastike me rininë tonë!”
09 tetor 2025
| 22:40
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim entuziast me të rinjtë e qytetit.
I emocionuar nga pjesëmarrja dhe energjia e tyre, Osmani ka ndarë përshtypjet e tij në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e rinisë në ndryshimin e vendit.
“Çfarë mbrëmje fantastike me rininë tonë!
Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, energjia dhe besimi i tyre në ndryshim më japin forcë për çdo hap që po bëjmë bashkë.
E ardhmja është rinia — dhe rinia është me ne!”, ka thënë Osmani.
Takimi me të rinjtë, sipas Osmanit, është një dëshmi e gjallë e frymës së re që po mbështet platformën e tij për zhvillim dhe bashkëpunim në Fushë Kosovë.