Besnik Osmani i LDK-së: Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës

04 tetor 2025 | 18:47

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një takim të ngrohtë e frytdhënës me gratë e një prej lagjeve të qytetit, ku u diskutua hapur për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit — nga punësimi dhe mbështetja ekonomike, deri te përfshirja e tyre në vendimmarrje.

Osmani tha se në programin e tij qeverisës, barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i grave zënë një vend të rëndësishëm:

“Në programin tonë kemi synim të qartë: të drejta të barabarta, më shumë mundësi dhe mbështetje konkrete për gratë. Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam,” theksoi ai.

Sipas Osmanit, përmes politikave konkrete për punësim, trajnime profesionale dhe përfshirje aktive në jetën publike, Fushë-Kosova mund të bëhet një komunë më gjithëpërfshirëse dhe më e drejtë për të gjithë qytetarët e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar në Lipjan, është…