
Besnik Osmani: Në Vragoli u ndjeva si në shtëpi
12 shtator 2025
| 21:28
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sonte familjen Sllamniku në Vragoli.
“Sonte pata kënaqësinë të vizitoj familjen Sllamniku në Vragoli. Një pritje e ngrohtë dhe bisedë e frytshme që më bëri të ndihem si në shtëpi. Faleminderit për mikpritjen dhe respektin!”, tha Osmani.
Ai shtoi se këto takime janë dëshmi e lidhjes së tij të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke theksuar vizionin për një Fushë Kosovë PËRTEJ!