Besnik Osmani: Përkrahja e madhe nga qytetarët na jep besim për qeverisje të përgjegjshme në Fushë Kosovë

03 tetor 2025 | 22:43

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit, ku ka prezantuar zotimet e tij dhe ekipin e kandidatëve për Asamblenë Komunale.

“Një takim fantastik me banorët e qytetit tonë, ku prezantuam zotimet tona dhe kandidatët që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin. Përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe,” ka deklaruar Osmani.

Ai tha se vizioni i tij për Fushë Kosovën është të shkojë “përtej” qeverisjes së deritanishme, duke e bazuar në transparencë, llogaridhënie dhe zhvillim të qëndrueshëm.

LDK garon në këto zgjedhje me numrin 113.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e…