Besnik Osmani: Përkrahja nga Lugina, garanci për sukses të përbashkët në Fushë Kosovë

25 shtator 2025 | 21:30

Besnik Osmani, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në takimin e organizuar me ta, përcjell Periskopi.

Osmani ka theksuar se ky takim ishte më shumë sesa një ngjarje elektorale, ishte një zotim i përbashkët për bashkëpunim të fuqishëm në të ardhmen, duke vlerësuar kontributin e komunitetit nga Lugina në jetën sociale, politike dhe ekonomike të komunës së Fushë Kosovës.

“Lista jonë për Kuvendin Komunal, me 4 kandidatë që jetojnë në familje me origjinë nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, e ka lartësuar listën tonë.”, shkruan mes tjerash ai.

Njoftimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar sot…