Besnik Osmani: Së shpejti fillojmë me zbatimin në terren të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në qytetin e Fushë Kosovës

08 tetor 2025 | 19:37

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani premton projekt 8 milionesh për qytetarët e Fushë Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Së shpejti fillojmë me zbatimin në terren të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në qytetin e Fushë Kosovës – faza e parë, me vlerë prej 8 milionë euro, sipas hartës të publikuar.

Ky është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në komunën tonë, që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës, mjedisin dhe standardin urban të qytetit.

Me përkushtim dhe transparencë, po e bëjmë realitet vizionin për një Fushë Kosovë më të pastër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka mbërritur sot në Belfast…