
Besnik Osmani takon banorët e lagjes Bresje, diskuton për projektet e reja në këtë zonë
10 tetor 2025
| 17:03
Kandidati për kryetar të LDK-së në Fushë-Kosovë, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Bresje, në kuadër të vizitave të rregullta në terren.
Ai ka shkruar në “Facebook” se diskutuan për projektet që janë në zhvillim dhe për nevojat e reja të kësaj zone.
“Dialogu i hapur me qytetarët mbetet ndër përparësitë tona kryesore, për të ndërtuar një mjedis më të mirë e më funksional për të gjithë. Fushë-Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani.