Besnik Osmani takon banorët e Nënhekurudhës dhe Bardhit të Madh: Falënderon për përkrahjen

03 tetor 2025 | 00:08

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, zhvilloi sonte një takim elektoral me banorët e lagjes Nënhekurudha dhe të fshatit Bardhi i Madh.

Osmani falënderoi qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruante:

“Si gjithmonë e si përherë, dajtë janë adresë për të gjitha! Mirënjohje banorëve të lagjes Nënhekurudha dhe të Bardhit të Madh për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme.”

Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, ku Osmani po prezanton programin dhe synimet e tij për zhvillimin e Fushë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka prezantuar disa prej shtyllave…