Besnik Osmani viziton dy biznese: Diskutuam mundësitë e përkrahjes që ofron programi ynë për të ndihmuar rritjen e tyre

01 tetor 2025 | 19:34

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka vizituar bizneset Extra AL-PVC dhe Extra Glass.

Ai ka thënë se në këtë takim diskutuam mbi sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë e përkrahjes që ofron programi ynë për të ndihmuar rritjen e tyre.

Njoftimi i plotë

Sot vizituam bizneset Extra AL-PVC dhe Extra Glass, që merren me prodhimin e xhamit, dyerve dhe dritareve. Këto biznese punësojnë shumë banorë të Fushë Kosovës dhe japin kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Gjatë takimit diskutuam mbi sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë e përkrahjes që ofron programi ynë për të ndihmuar rritjen e tyre.

Fushë Kosova PËRTEJ!

LDK, 113. 🗳️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Arsim Sinani Më 1 tetor 1997, në Prishtinë, u…