
Besnik Osmani viziton familjen Dragusha në Miradi të Poshtme dhe familjen Sylejmani në Vragoli
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka viziruar dy familje të nderuara të këtij qyteti. Bëhet fjalë për familjen Dragusha në Miradi të Poshtme dhe familjen Sylejmani në Vragoli.
Njoftimi i plotë i Osmanit:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen Dragusha në Miradi të Poshtme. Një pritje e ngrohtë dhe bisedë e hapur, ku diskutuam për të arriturat dhe vizionin e së ardhmes.
Poashtu sonte na mirëpriti me shumë dashuri dhe respekt familja Sylejmani në Vragoli. Përkrahja e tyre e sinqertë dhe pa asnjë alternativë është dëshmi se qytetarët e dinë mirë drejtimin që duan.
Me këtë përkushtim dhe me këtë besim, fitorja më 12 tetor është e pashmangshme! Faleminderit të gjithëve që po na besoni qeverisjen e mirë për komunën tonë, dhe shumë respekt për familjen Sylejmani!
Fushë Kosova PËRTEJ!
LDK, 113