Besnik Tahiri: Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota, është pjesë e Kuvendit edhe nëse s’e merr asnjë votë nga diaspora
30 dhjetor 2025
| 22:47
Besnik Tahiri nga AAK-ja, ka reaguar ndaj zërave se kjo parti politike nuk do e kalojë pragun.
Ai ka thënë e AAK ka 50 mijë vota nga tash, duke shtuar se edhe nëse nuk e merr asnjë votë nga diaspora, sërish rezultati nuk ndryshon.
“Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në Kosovë dhe, edhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, është pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar. Veç thash t’ju kallxoj për ju që nuk e dini”, ka shkruar ai në Facebook.



