Besnik Tahiri fiton votat për deputet, vëllai i tij postim prekës

04 mars 2021 | 17:38

Pas publikimit të rezultateve të KQZ-së për votimet e 14 shkurtit 2021, kandidati nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri mori 7 mijë e 815, të cilat janë të mjaftueshme që ai të siguron ulësen në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Tahiri edhe pse kishte kandiduar edhe herëve të tjera, kjo është hera e parë që ai del si fitues. Vëllai i Besnikut, Ilir Tahiri nëpërmjet një postimi në “Facebook” është shprehur krenar që Besniku edhe pse i humbi disa beteja, asnjëherë nuk është dorëzuar dhe në fund e fitoi luftën.

“Ajo që me bën edhe më shumë krenar me ty, është fakti se ti nuk u dorëzove kurrë për të fituar këtë luftë, përkundër se i humbe disa beteja rrugës. Tani kur po shkruaj, më vjen ndërmend shumë kujtime që kur ishim fëmijë e deri më sot, vetëmohimi dhe sakrifica jote për familjen dhe shoqërinë ku çdo herë me vullnetin më të madh sfidoheshe i pari për të na mundësuar neve të jemi këta që jemi sot”, ka shkruar Ilir Tahiri.

Postimi i Tahirit:

I dashur vëlla Besnik,

Po e shkruaj këtë dedikim të veçantë për ty, për të uruar mandatin e Deputetit të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Ajo që me bën edhe më shumë krenar me ty, është fakti se ti nuk u dorëzove kurrë për të fituar këtë luftë, përkundër se i humbe disa beteja rrugës. Tani kur po shkruaj, më vjen ndërmend shumë kujtime që kur ishim fëmijë e deri më sot, vetëmohimi dhe sakrifica jote për familjen dhe shoqërinë ku çdo herë me vullnetin më të madh sfidoheshe i pari për të na mundësuar neve të jemi këta që jemi sot. Ti je një vëlla shembullor, për me shumë je vlerë shumë e çmuar e cila i duhet vendit tonë më shumë se kurrë. Për fund, dëshiroj të falënderoj të gjithë përkrahësit,familjarët, miqtë dhe kolegët  të cilët mundësuan këtë fitore kaq të rëndësishme për neve, ndërsa ty vëlla Besnik urime dhe suksese në këtë sfidë të radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aston Martin është njëvendëshja e katërt për Sebastian Vettelin në…