
Besnik Tahiri flet për të arriturat e tij në raport me Shqipërinë si zëvendëskryeministër për gjashtë muaj qeverisje
Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për të arriturat e tij si zëvendëskryeministër në raport me Shqipërinë.
Ai ka thënë se e arritura e parë historike për gjashtë muaj qeverisje është nënshkrimi i nisjes së Kongresit të parë të përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave/bashkive, Kosovë – Shqipëri.
“Rëndësia e kësaj iniciative, të bërë realitet, është që do të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptare”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facbook”.
Tahiri ka thënë se në këtë frymë bashkëpunimi, shumë shpejt, do të ndodhë takimi i parë, ku do të nënshkruhen marrëveshjet e para komunë për komunë dhe do të jetësohet, jo vetëm koncepti i bashkimit politik, por i bashkëpunimit institucional në mes të Komunave të Kosovës dhe Bashkive të Shqipërisë.
Postimi plotë i Besnik Tahirit:
E arritura e parë historike për gjashtë muaj qeverisje është nënshkrimi i nisjes së Kongresit të parë të përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave/bashkive, Kosovë – Shqipëri. Kjo platformë do të identifikojë fushat e përbashkëta dhe intensifikojë komunikimin në mes komunave në Republikën e Kosovës dhe bashkive në Republikën e Shqipërisë.
Rëndësia e kësaj iniciative, të bërë realitet, është që do të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptare.
Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik, por edhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të objektivit të përbashkët, integrimit evropian.
Në këtë frymë bashkëpunimi, shumë shpejt, do të ndodhë takimi i parë, ku do të nënshkruhen marrëveshjet e para komunë për komunë dhe do të jetësohet, jo vetëm koncepti i bashkimit politik, por i bashkëpunimit institucional në mes të Komunave të Kosovës dhe Bashkive të Shqipërisë.
#BesnikTahiri5?
#RamushHaradinajPresident
#AleancapërArdhmërinëeKosovës135