Besnik Tahiri mban një takim në Zoom me dekanin e Bush School, John B. Sherman

23 maj 2025 | 10:59

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur një takim në Zoom me John B. Sherman, dekan i Bush School of Government and Public Service në Universitetin Texas A&M, me të cilin ka diskutuar pjesëmarrjen e mundshme të Shkollës si prezantuese në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje – #Tirana2025.

“Jam veçanërisht mirënjohës dhe falënderues z. Harry Hardman, kryetar i Bashkisë së qytetit Conroe, në Teksas të SHBA-ve që iu bashkua takimit dhe ndihmoi në organizimin e këtij diskutimi të rëndësishëm. Një falënderim i veçantë i shkon edhe mikut tim dhe të shqiptarëve, Joe Haliti për mbështetjen e tij të vazhdueshme”, ka theksuar Tahiri.

Ai ka thënë se Bush School është një institucion lider në adresimin e sfidave aktuale të qeverisjes dhe në nxitjen e inovacionit në politikëbërjen publike.

“Padyshim ky është hap përpara që Shkolla prestigjioze për Qeveri, George Bush nga Texas të japë karakter shkencor ndërkombëtar Konferencës për Qeverisje #Tirana2025. Presim me padurim të konfirmojmë pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në javët në vijim”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhimi i serialit ‘Harry Potter’ të HBO do të fillojë…