Besnik Tahiri: Shkarkimi i Bordit të SHSKUK-së, i kundërligjshëm

28 mars 2020 | 17:56

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se vendimi i qeverisë për të shkarkuar dhe më pas për të emëruar bordin e ri drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) është i jashtëligjshëm.

Tahiri ka thënë se në Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK-së nuk e autorizon qeverinë që të shkarkojë këtë bord.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Vendimi i Qeverisë nr. 01/17 i datës 27.03.2020 për shkarkimin (dhe emërimin) e Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), përveç dilemës së madhe kushtetuese që është marrë nga Qeveria në detyrë dhe në kohën e një pandemie globale, ka edhe defektet ligjore të cilat i paraqes më poshtë:
– Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK nuk e kanë të rregulluar mënyrën e shkarkimit të bordit të SHSKUK (neni 64 i ligjit dhe neni 11 i statutit rregullojnë vetëm mënyrën e emërimit, por jo edhe shkarkimit) që rrjedhimisht e bën të paligjshëm shkarkimin e bordit aktual, sepse askund nuk ka autorizim të shprehur të ligjit që e autorizon Qeverinë për të bërë një shkarkim të tillë;
– Arsyet e dhëna në arsyetimin e vendimit janë të mangëta dhe janë pretendime por jo edhe të bazuara në prova;
– Emërimi i Kryesuesit të Bordit Drejtues sipas pikës 4 të vendimit nga Qeveria, është në kundërshtim me paragrafin 7 të nenit 64 të Ligjit të shëndetësisë dhe në kundërshtim me paragrafin 6 të nenit 11 të statutit, sepse të njëjtat e autorizojnë bordin që nga radhët e veta ta zgjedhin kryesuesin e jo Qeverinë.
Më poshtë mund ti gjeni dokumentet që i referohem në postim:

Ligji për Shëndetësi

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8666

Statuti i SHSKUK

https://shskuk.rks-gov.net/SHSKUK/ShskukStatus

Vendimi i Qeverisë

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/03/Vendimet-e-Mbledhjes-17.pdf

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka lëshuar një…