Besnik Tahiri: Situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike

30 maj 2025 | 12:07

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike.

Ai ka thënë se rritja deri në 200% e çmimit të energjisë për prodhuesit po e çon shumë ndërmarrje drejt bankrotimit.

“Këto biznese përfaqësojnë rreth 70% të punësimit në sektorin privat dhe kontribuojnë në mbi 50% të GDP-së së Kosovës. Liberalizimi pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bazuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim. Qeveria duhet të dëgjojë zërin e atyre që punësojnë mijëra qytetarë dhe jo t’i stigmatizojë si armiq të shtetit. Reforma kërkon përgjegjësi, jo arrogancë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan ka zyrtarizuar emërimin e Massimiliano Allegrit si trajner…