
Besnik Tahiri takon kryetarin e Ulqinit, flasin për rrezikun që po i kanoset Plazhit të Madh
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar kryetarin e Ulqinit, Genci Nimanbegu, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e tij dhe e ka përgëzuar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm si kryetar Ulqini.
Tahiri ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat që po përballen qytetarët, veçanërisht rrezikun që po i kanoset Plazhit të Madh, një pasuri kjo e çmuar e Adriatikut dhe e qytetit të Ulqinit.
“Në bashkëbisedim me Nimanbegun e vlerësova vendosmërinë e tij në kapacitet të kryetarit për ta mbrojtur këtë pasuri dhe i ofrova mbështetjen time të plotë. E informova gjithashtu për iniciativën time për një forum global mbi sfidat e qeverisjes publike në rajon dhe më gjerë, për të cilën mora inkurajim të fuqishëm”, ka thënë Tahiri pas takimit.