Besnik Tahiri: Tani është koha për unitet politik

26 mars 2020 | 16:09

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar situatën e fundit politike në vend.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në një kohë të shkurtër, një qeveri ra për taksën, tjetra gjoja se për reciprocitetin.

Tahiri ka thënë se tani është koha për unitet politik, i cili do të reflektonte një unitet mbipartiak.

“Serbia po synon të përfitojë nga ky moment, dhe patriotët e vërtetë nuk nxitojnë për poena politikë. Mos fyeni, mos shani, mos e zgjatni gishtin te askush, po shiheni ku janë bërë gabimet, për mosdije apo me qëllim! Është koha të jemi bashkë në një front kundër Covid-19, sikur edhe kundër synimeve dashakeqëse, gjithmonë duke e ruajtur partneritetin dhe miqësinë me SHBA”, ka theksuar Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre marinarë të aeroplambajtëses amerikane Theodore Roosevelt e dislokuar në…