Besojeni ose jo, kjo 63-vjeçare po çmend botën

04 shkurt 2020 | 16:59

Të sfidosh kohën. Kjo është historia e aktores nga Tajvani, Chen Meifen, një grua 63-vjeçare që duket si të ishte në të 30-at e saj!

Meifen ka ndarë më 5 milionë ndjekësit e Facebook-ut sekretet e “rinisë së përjetshme”. Qëkur u kurorëzua mbretëreshë bukurie 40 vite më parë, Chen nuk ka hequr dorë nga dieta e mirëpërcaktuar ushqimore dhe palestra.

Sipas saj, sekreti qëndron te supa e xhenxhefilit, e konsumuar çdo mëngjes, yoga e përditshme dhe akullorja “durian”, ëmbëlsira e saj e preferuar.

Aktorja, këngëtarja dhe prezantuesja televizive është vlerësuar si “halla më e nxehtë e Tajvanit” për gati tre dekada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me…