Beteja e Koshares, Haradinaj: Aty u turpërua ushtria serbe

09 prill 2026 | 13:17

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si një ndër momentet më të rëndësishme të luftës në Kosovë.

Ai theksoi se më 9 prill nisi një operacion vendimtar për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, nën drejtimin e komandantit Rrustem Berisha dhe eprorëve të tij.

“Nga ky mëngjes […] kjo betejë e turpëroi skajshëm ushtrinë serbe”, deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, beteja i dha kombit shumë figura që mbetën simbol i sakrificës dhe luftës për liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi 26-vjeçar i Atletico Madridit, Julian Alvarez, shënoi golin e…