
Beteja që mund t’i japë fund luftës nëse ukrainasit rezistojnë
Kompania e imazheve satelitore Maxar Technologies ka shpërndarë fotografi të kolonës ushtarake ruse e cila është e vendosur në lindje të qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv.
Imazhet, e marra më 8 prill, tregojnë qindra kamionë automjetesh të blinduara, me një gjatësi prej të paktën 12 km dhe që po lëvizin drejt jugut përmes qytetit ukrainas të Velykyi Burluk.
Në një postim në Twitter, analisti ushtarak amerikan George Barrow, pjesë e Institutit për Studimin e Luftës, tha se kolona ka të ngjarë të shkoj në jug drejt qytetit të Izyum.
Forcat ruse pushtuan qytetin e Izyum javën e kaluar dhe e kanë përdorur atë si një terren për një lëvizje drejt Slovyansk, një qytet kritik për objektivin e Moskës për të kapur të gjithë Ukrainën lindore.
ISË thotë se nëse Ukraina rezistonnë Slovyansk, fushata e Rusisë për të kapur rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk “ka të ngjarë të dështojë”, duke marrën jë goditje të rëndë që mund të çonte në fundin e luftës.