Betejë “titanësh” në Serie A për Gabriel Jesusin
26 shkurt 2026
| 15:46
Gabriel Jesus pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës, ndërsa dy gjigantët italianë, Juventus dhe Milan po garojnë për shërbimet e tij.
Sulmuesi brazilian dëshiron një projekt ku mund të jetë protagonist i sulmit. Transferimi i tij në Serie A shihet si mundësi e mirë për rikthimin në formë dhe rolin kryesor në skuadër.
Negociatat pritet të intensifikohen në muajt e ardhshëm.



