Betim Abdullahu me numër 19, kandidat i Lidhjes së Prishtinës për asamblenë kumunale në kryeqytet

06 tetor 2025 | 18:31

Betim Abdullahu me numër 19, është kandidat për asamble në kryeqytet i Lidhjes së Prishtinës.

Krahas përgatitjes profesionale në shkencat juridike, Betimi sjell me vete përvojë të vlefshme në shërbimin civil dhe angazhimin në të mirë të komunitetit.

Gatishmëria e tij të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për qytetarët është një mundësi e re për Prishtinën dhe qytetarët e saj.

Kompetenca profesionale në fushën e riintegrimit të qytetarëve, mbrojtjes së komuniteteve dhe të drejtave të njeriut është një garanci për vizionin dhe orientimin tonë politik të cilin e mishëron Betimi me përkushtim dhe përgjegjësi.

Angazhimi i tij në Lidhjen për Prishtinën  vjen në kohë kur qyteti ka nevojë për profesionistë dhe aktivistë për të mirën e komunitetit.

Ai përfaqëson një gjeneratë të re të zyrtarëve publik që kombinon përvojën institucionale me energjinë e duhur për të sjellë zhvillime pozitive në jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fikret RexhepiAlbin Kurti vjen në Skenderaj vetëm për të…